Teuta Krasniqi ishte vetëm 17 vjeç kur iu besua roli i parë nga tashmë aktori dhe regjisori i ndjerë, Adem Mikullovci.

Atë kohë, Teuta u paraqit në serialin homoristik, “Mëhalla jonë”.

Teuta ka publikuar në Instastory fotografinë e saj gjatë asaj periudhe, shkruan portali rtv21.tv

“Unë 17 vjeçare në xhirimin tim të parë me Adem Mikullovcin në ‘Mëhalla Jonë’”, shkroi Teuta.

Për këtë rol ajo ka treguar edhe para dy ditësh me rastin e vdekjes së Adem Mikullovcit para dy ditësh.

E ka falëndëruar atë për besimin që i kishte dhënë dhe mësimet që kishte marrë nga Mikullovci. E mbi të gjitha e ka vlerësuar edhe një veprim të aktorit, i cili e kishte trajtuar si aktore duke paguar Krasniqin pavarësisht faktit se atë kohë ishte rolin i saj i parë./21Media