Ish konsullja e Kosovës në New York, Teuta Sahatqija  e cila tani është në postin e zëvendësministres së Punëve të Jashtme tha se posti ri i jep më shumë fuqi  që të kontribojë në lobim për Kosovën, shkruan portali rtv21.tv

Ajo në emisionin “Bon Bon” në RTV21 ndau kujtime rreth punës së saj 4 vjeçare  si konsulle në New York. Veçoi njërën prej të arriturave gjatë kësaj periudhe, uljen e frekuencës së raportimit të UNMIK-ut.

Sahatqija foli edhe për promovimin e bizenseve të Kosovës që u bënë para botës. Përmendi një moment kur Ambasadori i Japonisë shfaqi në Këshillin e Sigurimit verën e Kosovës.

Sa ishte konsulle në New York ajo ndikoi edhe në promovimin e kulturës së Kosovës, por Sahatqija tregoi se i ka mbetur peng që nuk çoi në New York Filharmoninë e Kosovës dhe pikturat e Zake Prelvukajt./21Media