Pas katër vjetësh pune si shefe e misionit të Kosovës në New York, Teuta Sahatqija tashmë do të shërbejë si zëvendësministre në Ministrinë e Jashtme dhe Diasporës. Lajmin e ka konfirmuar vet Sahatqija përmes një shkrimi në Facebook, ku u shpreh se është një nder të shërbejë në një resor të rëndësishëm për avancimin e agjendës së politikës së jashtme.

“Falenderoj Kryeminitrin Hoti, per besimin dhe emrimin Zv.Ministre në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporë. Mirëpres një bashkëpunim të ngushtë me Ministren Meliza Haradinaj Stublla në avancimin e agjendës së politikës së jashtme. Gëzohem që në cilësinë e re do të bashkëpunojë me diplomatët e MPJD e që vazhdon në mënyrë cilësore gjatë viteve.
Do të jetë nderë për mua të shërbej Kosovës në këtë resor aq të rëndësishëm në këtë kohë sfiduese. Përvoja ime e mbledhur për shumë vite në kapacitete të ndryshme e sidomos vitet e shërbimit në New York do të ngrisin vlerën e kontributit tim në këtë pozitë.”, shkroi ajo në Facebook.

Sahatqija u shpreh se gjatë kohës sa shërbeu si shefe e misionit të Kosovës në New York, ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme, u takua me shumë njerëz, e përmendi edhe shumë të arritura të tjera. Më tej shkroi se e përfundoi krenare misionin e saj në New York dhe se me shumë vullnet po fillon një etapë të re gjithmonë në shërbim të Kosovës./21Media