Teuta Sahatqija infektohet me koronavirus
30 Nëntor 2020
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Teuta Sahatqija, ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Sahatqija përmes një statusi në Facebook.
“Nga IKSHP më njohtuan se kam dalë pozitive në testin e COVID. Dy javët e ardhme do të izolohem. Uroj ta kaloj lehtë”, ka shkruar Sahatqija.
Ndryshe, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në vendin tonë janë 13 mijë e 625 raste aktive me COVID-19 në Kosovë./21Media