Për Teuta Krasniqin dhe bashkëshortin e saj, Adonisin sot është ditë e veçantë pasi që Adonisi feston ditëlindjen.

Me këtë rast, aktorja e njohur kosovare, thuri fjali të bukura për personin e zemrës, teksa theksoi se Adonisi është njeriu i ëndrrave të saj, shkruan rtv21.tv

“Ti je personi i vetëm që unë e kam dashur me të vërtetë, e kam respektuar dhe admiruar. Urime ditëlindjen për njeriun e ëndrrave të mia dhe njeriun që ‘goditi’ botën time. Qëndro i mrekullueshëm. Të dua”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që, Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina janë prindër të një vajze me emrin Kaia./21Media