21 vjet nga rënia e luftëtarit dhe heroit Agim Ramadani

21 vjet nga rënia e luftëtarit dhe heroit Agim Ramadani

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar rënien heroike të Agim Ramadanit, të cilin e ka quajtur njërin prej strategëve më të mirë të  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

““Katana” dhe bashkëluftëtarët e tij me vullnet të pathyeshëm dhe trimëri të rrallë luftuan përballë ushtrisë serbe dhe thyen kufirin shqiptaro-shqiptar. Falë sakrificës së djemve dhe vajzave më të mira të vendit tonë, të burrave dhe grave, të martirëve dhe gjithë rezistencës qytetare, sot Kosova është shtet i lirë, sovran dhe demokratik.”, ka shkruar Thaçi.

Sot bëhen 21 vjet nga rënia e luftëtarit dhe heroit Agim Ramadani, i cili gjatë luftës u dëshmua si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët. Ai ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjë të cilën edhe e bëri bashkë me shokët./21Media