Hooper: Ku janë akuzat për trafikim të organeve mbi të cilat pretendime u ngrit kjo gjykatë?.-Hooper: Joe Biden e ka quajtur Thaçin George Washington i Kosovës

Hooper: Ku janë akuzat për trafikim të organeve mbi të cilat pretendime u ngrit kjo gjykatë?.-Hooper: Joe Biden e ka quajtur Thaçin George Washington i Kosovës

Ish drejtori politik i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, njëherësh ish presidenti Hashim Thaçi,  sot u paraqit në seancën fillestare të Dhomave të Specializuara në Hagë.
Thaçi hodhi poshtë të gjitha pikat e aktakuzës që rëndojnë mbi të, duke deklaruar se është plotësisht i pafajshëm dhe se aktakuza është krejtësisht e paqëndrueshme.
Avokati i Thaçit, David Hooper, shtoi pyetjen për prokurorin se ku janë akuzat për trafikim organesh dhe Shtëpinë e Verdhë mbi të cilat pretendime është ngritur kjo gjykatë. Hooper theksoi se Thaçi duke e ditur se këto pretendime ishin gjepura, ndihmoi Komisionin Evropian në krijimin e kësaj gjykate.
Hooper bëri të ditur se në javët e ardhshme do të kërkojë lirimin me kusht të Hashim Thaçit./21Media