Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u ka dhënë përkrahje futbollistëve të Kosovës para duelit kundër Moldavisë që fillon nga ora 20:45.

“Jemi KOSOVA, jemi DARDANËT. Në pamundësi për t’i përkrahur djemtë e kombëtares sonë nga tribuna e stadiumit “Ennio Tardini”, me mendje e zemër jemi para ekranit duke e pritur fitoren e tyre përballë Moldavisë. Besoj fuqishëm në talentin dhe suksesin e kampionëve tanë!”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Jemi KOSOVA🇽🇰, jemi DARDANËT ⚽️

Në pamundësi për t’i përkrahur djemtë e kombëtares sonë nga tribuna e stadiumit “Ennio…

Gepostet von Hashim Thaçi am Donnerstag, 3. September 2020

 

Sonte prej orës 20:45 , në stadiumin “ Enio Tardini“, të Parmës do të takohen Moladavia dhe Kosova, në kuadër të Ligës C të Kombëve Grupi 3 në futboll.

Kosova takimi e radhës do ta zhvillojë më 6 shtator me Greqinë në stadiumin “Fadil Vokrri “ në Prishtinë./21Media