Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pasi ka bërë homazhe tek memoriali i ushtarëve të rënë të KFOR-it, u deklarua për media.

Kreu i shtetit ka thënë se aktualisht është krijuar një situatë e favorshme për fuqizimin e Kosovës, shkruan rtv21.tv.

Thaçi ka thënë se ka besim që administrata amerikane e drejtuar nga Trump dhe puna që po e bënë emisari për dialogun, Richard Grenell mund të çojë në një marrëveshje finale që do të jetë njohja reciproke Kosovë-Serbi dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Kreu i shtetit ka thënë se Serbia nuk ka asnjë pretekst për të zvarritur dialogun.

Kurse sa i përket lajmit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë konfiurmar se trupat amerikane në Kosovë do të vazhdojnë të qëndrojnë, Thaçi tha se asnjëherë nuk ka pasë dilemë në mbështetjen e tyre për Kosovën./21Media