Pas fitores së titullit Kampion i Botës, Haxhi Krasniqi ka udhëtuar drejt Kosovës.

Sot ai është takuar me presidentin Hashim Thaçi. Ky i fundit e ka dekoruar Krasniqin me “Medaljen Presidenciale të Meritave” për promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe të arriturat e jashtëzakonshme në sport.

Më pas, nëpëmjet një postimi në Facebook, Krasniqi ka njoftuar se nesër do të mbajë një konferencë për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve të gazetarëve.

Rrugëtimi im në sport nuk do ta kishte madhështinë që e ka pa juve. Gazetarë të dashur, faleminderit për gjithçka që keni bërë deri më sot për punën time. Rrugët tona nuk ndahen tani, madje besoj se do të punojmë fuqishëm në ngritjen e sportit e në krijimin e Majlindave, e Robinëve të ri. Andaj ju ftoj të gjithëve që me datë 15.10.2020 në ora 11:00 të mbajmë një konferencë për media në Swiss Diamond, në Prishtinë. Le ti japim përgjigje të gjitha pyetjeve, le ta sjellim titullin në Prishtinë e amanetin në vend“, ka shkruar kampioni./21Media