Thaçi dekoron me Medale Presidenciale shkrimtarin Abdullah Zeneli
20 Gusht 2020
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ndarë Medaljen Presidenciale të Meritave edhe për shkrimtarin Abdullah Zenelin. Thaçi përmes një statusi në Facebook ka vlerësuar kontributin e Shtëpisë Botuese “Buzuku, duke e cilësuar si pioniere e botimeve pas rënies së sistemit monist në Kosovën e para 30 vjetëve.
“Me rastin e 30-vjetorit të veprimtarisë botuese, sot dekorova z. Abdullah Zeneli me Medaljen Presidenciale të Meritave. Shtëpia Botuese “Buzuku” ishte pioniere e botimeve pas rënies së sistemit monist në Kosovën e para 30 vjetëve.
Abdullah Zeneli vazhdon të kontribuojë në botimin e letërsisë cilësore, të huaj dhe kombëtare. I uroj shumë suksese në këtë veprimtari fisnike!”, shkroi Thaçi në Facebook./21Media
Me rastin e 30-vjetorit të veprimtarisë botuese, sot dekorova z. Abdullah Zeneli me Medaljen Presidenciale të Meritave….
Posted by Hashim Thaçi on Thursday, August 20, 2020