"Sot e dekorova një prej këngëtarëve më të pëlqyer të publikut tonë"

“Sot e dekorova një prej këngëtarëve më të pëlqyer të publikut tonë”

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të ditur që ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave, këngëtarin e mirënjohur shqiptar, Sabri Fejzullahun.

Me Medaljen Presidenciale të Meritave, sot e dekorova një prej këngëtarëve më të pëlqyer të publikut tonë për më shumë se gjysmëshekulli. Gati tërë jetën e tij Sabriu na ka argëtuar me këngën dhe humorin e tij. Na ka treguar bukuritë e jetës, por edhe na ka bërë të mendojmë për detyrat dhe obligimet për shoqërinë tonë.”, ka shkruar presidenti Thaçi në rrjetin social, Facebook.

Image may contain: 2 people, suit

Image may contain: 1 person, smiling, standing and suit

Sabri Fejzullahu i takon gjeneratës së vjetër të këngëtarëve, i cili ka arritur që të zë vend në muzikën argëtuese të Kosovës, por edhe më gjerë.

Fejzullahu, ka fituar 18 “Okarina të Arta” në “Akordet e Kosovës”, ka incizuar më shumë se 800 këngë, ka marrë pjesë në shumë festivale shqiptare si dhe ka fituar shpërblime, brenda dhe jashtë vendit.

Projekti i fundit muzikor i Sabri Fejzullahut është “Dashni” në bashkëpunim me Morena Tarakun. Kënga është publikuar në muajin dhjetor dhe deri më tani numëron mbi 1 milion klikime në kanalin Youtube./21Media