Thaçi dekreton Hotin si të nominuar për kryeminisër
30 Prill 2020
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dekretuar sot Avdullah Hotin si të nominuar për kryeministër të Kosovës. Kjo u bë e ditur nga presidenti në një konferencë për media.
Ai tha se këtë e bëri pas një letre që mori sot nga lideri LDK-së Isa Mustafa. Në atë letër sipas, Thaçit, Mustafa i kishte thënë se i mbështet kriteret mbizotëruese për kirjimin e qeverisë së re, duke përfshirë edhe kriterin e sigurimit të shumicës parlamentare për qeverinë e re. “Shumicë kjo e cila mu dëshmua edhe sot faktikisht”, tha ndër tjerash Thaçi./21Media