Thaçi dekreton ligjin për luftimin e pandemisë

 

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi sot ka dekretuar tri ligje të rëndësishme për tejkalimin e situatës me COVID-19 dhe që i ndihmojnë rimëkëmbjes ekonomike. Presidenti përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se për cilat ligje bëhet fjalë.

“Kosova tashmë e ka Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e Projektit Emergjent COVID-19 dhe atë për Marrëveshjen e Huasë ndërmjet Kosovës dhe BE-së për ndihmën makro-financiare. Sot i dekretova këto tri ligje tejet të rëndësishme që ndihmojnë në tejkalimin e kësaj situate dhe në rimëkëmbjen e ekonomisë sonë.”, shkroi ai në Facebook.

Ligji për luftimin e pandemisë parasheh edhe dënime prej 35 deri 500 euro për ata që nuk i respektojnë masat./21Media

Kosova tashmë e ka Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes me…

Posted by Hashim Thaçi on Thursday, August 20, 2020

Back to top button