Thaçi e ka quajtur akt të ulët

Thaçi e ka quajtur akt të ulët

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dënuar dëmtimin e varrezave të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian në Komunën e Rahovecit duke e quajtur një akt të ulët dhe të papranueshëm në shoqërinë tonë shumetnike. Ai ka kërkuar nga Policia e Kosovës që ta hetojnë rastin dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

“Dëmtimi i varrezave të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian në Komunën e Rahovecit është një akt i ultë dhe i papranueshëm në shoqërinë tonë shumetnike. Si president i vendit e dënoj ashpër këtë veprim të ulët dhe kërkoj nga Policia e Kosovës që ta hetojnë rastin dhe përgjegjësit t’i sjellin para drejtësisë. Komunitetet janë pasuri e Republikës së Kosovës. Harmonia ndëretnike është shembull për gjithë rajonin dhe nuk e lejojmë askënd që ta prishë atë!”, ka shkruar Thaçi./21Media