Thaçi dhe Meta në Shkup për Ditën e Alfabetit Shqip
22 Nëntor 2018
Shënohet Dita e Alfabetit Shqip
Shënohet Dita e Alfabetit Shqip
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Shqipërisë, Ilir Meta do të qëndrojnë sot në Shkup me rastin e shënimit të 22 nëntorit, Ditës së Alfabetit Shqip.
Në orën 19:00, Presidenti Thaçi do të marrë pjesë në shënimin e 110 vjetorit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Shkup.
Kurse Meta, së bashku me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferin, zëvendëskryeministrin e angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmanin dhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin sot do të vizitojnë Çarshinë e vjetër në Shkup.
Për 110 vjetorin e Kongresit të Manastirit për shqiptarët e Maqedonisë është festë dhe ditë jo pune.