Shpallet vendimi gjyqësor

Shpallet vendimi gjyqësor

Gjykata Penale në Shkup, shpalli vendimin gjyqësor për rastin “Titanik 2”. Me këtë rast dënimet janë si vijojnë:

Sasho Mijallkov – 3 vjet heqje lirie
Menduh Thaçi – 3 vjet
Bedredin Ibraimi – 4 vjet e gjysëm heqje lirie
Sasho Srcev – 3 vjet heqje lirie
Aneta Stefanovska – 3 vjet heqje lirie

Në përjashtim të Sasho Mijallkov, i cili u dënua për veprën penale “marrje të dhuratës për ndikim të kundërligjshëm”, të tjerët u dënuan për veprën “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve”.

Prokurorja Speciale, Fatime Fetai, në fjalët përfundimtare, ka kërkuar vendim dënues për të gjithë të akuzuarit. Por nga ana tjetër, pala mbrojtëse ka kërkuar vendim për t’u liruar nga akuza.

Prokurorja Fatime Fetai kërkon paraburgim për Bedredin Ibrahimin dhe Sasho Mijallkovin. Kurse për të akuzuarit e tjerë kërkoi masa mbrojtëse. Për dy të akuzuarit e parë PPS thotë se ekziston mundesia për ikje duke marrë parasysh sjelljet paraprake te te apostrofuarve./TV21