Vetëm disa ditë para udhëtimit të tij për në Hagë, kreu i shtetit, Hashim Thaçi ka vizituar homologun e tij shqiptar, Ilir Meta. Thaçi ishte i shoqëruar nga lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli.

“Kënaqësi e veçantë të kisha sot një mik të veçantë si Presidenti Thaçi. Pa diskutim edhe bacën Behgjet. Kaluam disa orë shumë të bukura dhe frymëzuese”, shkroi Meta në Facebook.

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi të hënën do të udhëtojë për në Hagë për tu intervistuar nga Specialja./21Media