​Thaçi dhe të tjerët, redaktimet pritet të largohen deri më 30 janar

​Emmerson: Ka shumë redaktime për një dëshmitar të rëndësishëm
Redaktimet e shumta për një dëshmitar që konsiderohet i rëndësishëm po vështirësojnë hetimet e mbrojtjes së Kadri Veselit. Këtë çështje e ka ngritur në konferencën mbi ecurinë e çështjes ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, avokati Ben Emmerson.
Ai ka theksuar se mbrojtja ka nevojë të përgatitet për këtë dëshmitar por sipas tij, Zyra e Prokurorit të Specializuar po përpiqet të përdorë kohën më të shkurt të mundshme për ta sjellë atë në gjykatë për të dhënë dëshmi.
Emmerson ka thënë se në aktakuzë ka shumë redaktime për dëshmitari në fjalë, si dhe provat mbështetëse për të janë shumë të redaktuara për mbrojtjen.
“Është një dëshmitar i cili prek ndjeshëm, ka shumë redaktime në aktakuzë për këtë dëshmitar, dhe provat mbështetëse për këtë dëshmitar janë po ashtu shumë të redaktuara sa i takon pjesës së mbrojtjes. Tani meqë redaktimet në prova përkojnë me pothuajse të tëra redaktimet në aktakuzë, dhe nuk është çudi të them tani se dëshmitari është i vetmi ose dëshmitari kryesor që flet për këtë pikë. Ne nuk e dimë çfarë është kjo pikë, por çfarë dimë ne nga çfarë është nxjerrë deri tani, është një pretendim i drejtpërdrejt kundrejt të dy të akuzuarve, njeri klienti im”, ka thënë ai.
Ai ka theksuar nevojën e mbrojtjes për të pasur kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur për këtë dëshmitar.
“Ky është një dëshmitar i rëndësishëm që në varësi të asaj që pretendon ky është një dëshmitar që mbrojtja duhet të përgatitet për këtë dëshmitar, në varësi të asaj çka thotë ky dëshmitar. Ne nuk e dimë datën, nuk e dimë as vendin, dhe nuk e dimë as detajet lidhur me ketë pretendim të ngritur tani.
Për këtë, turpi gjykues ka pyetur prokurorinë se kur do të ftohet ky dëshmitar dhe nëse mund të shtyhet deklarata e tij për t’i japur kohë mbrojtjes të përgatitet.
E sipas prokurorisë, dëshmitari në fjalë ka nevojë për masa mbrojtëse sepse sipas tyre është i rrezikuar nga ndërhyrjet.
Prokuroria ka deklaruar se është shumë e rëndësishme që turpi gjykues të dëgjojë dëshminë e këtij dëshmitari qysh në fillim të gjykimit.
Pas kësaj, avokati Emmerson ka thënë se po ju mbetet pak kohë për të hetuar.
“Nuk po kritikoj por pasoja ose ajo që po përpiqet të bëjë prokuroria është të përdorë kohën më të shkurtë të mundshme”, ka thënë ai.
Në këtë seancë, kryetari i turpit gjykues, Charles L. Smith bëri të ditur se ka planifikuar që më 1 mars 2023 të fillohet me deklaratat hyrëse por për këtë mbrojtja e kërkoi fundin e marsit.
Ai ka deklaruar se planifikojnë urdhër për heqjen e të gjithë redaktimeve në aktakuzë deri në fund të muajit janar 2023.
Smith ka hënë se ndonëse shumë prej redaktimeve në materialet provuese që janë nxjerrë e që Zyra e Prokurorit të Specializuar synon t’i përdorë mund të kenë qenë të domosdoshme në fazat e para të procesit, por sipas tij shumë prej tyre tani mund të jenë të panevojshme dhe mund të jenë pengesë për zhvillim efikas të gjykimit.
Aktakuza ndaj Thaçit dhe të tjerëve lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.
Ata po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.
Më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit ku pretendon se të akuzuarit kanë kryer krime lufte në Gjilan, Budakovë e Semetishtë. Konferenca përgatitore për gjykimin do të mbahet më 18 janar 2023.
​Thaçi dhe të tjerët, redaktimet pritet të largohen deri më 30 janar
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë u zhvillua konferenca mbi ecurinë e çështjes ndaj Thaçit dhe të tjerëve. Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith ka deklaruar se planifikojnë urdhër për heqjen e të gjithë redaktimeve në aktakuzë deri në fund të muajit janar 2023.
Ai ka thënë se, ndonëse shumë prej redaktimeve në materialet provuese që janë nxjerrë e që Zyra e Prokurorit të Specializuar synon t’i përdorë mund të kenë qenë të domosdoshme në fazat e para të procesit, por sipas tij, shumë prej tyre tani mund të jenë të panevojshme dhe mund të jenë pengesë për zhvillim efikas të gjykimit.
“Trupi gjykues vëren se një numër i madh i redaktimeve apo një numër i madh i dokumenteve që nuk lejojnë të nxirren janë autorizuar në fazën paraprake sepse ishin të domosdoshme dhe proporcionale në atë fazë të procesit. Tani që jemi gati të fillojmë gjykimin, turpi gjykues mendon që shumë prej këtyre redaktimeve nuk janë më të nevojshme apo proporcionale. Nëse i mbajmë, shumë prej këtyre redaktimeve në fakt cenojnë në mënyrë krejt të panevojshme të drejtën themelore të të akuzuarve… Trupi gjykues dëshiron të bëjë me dije se planifikon të urdhërojë heqjen e të gjitha redaktimeve në aktakuzë, sa i takon mbrojtjes, jo më vonë se 30 janari 2023”, ka thënë Smith.
Ai ka thënë ZPS duhet të vërtetojë nevojën për t’i mbajtur ende redaktimet në versionin publik të aktakuzës në përputhje me rregullën 88 2 të rregullores.
Kryetari i trupit gjykues ka thënë seancat private dhe të mbyllura do të jenë të kufizuara dhe më shumë do të jenë një përjashtim se sa rregull.
Ai ka theksuar se të gjitha redaktimet e materialet provuese që ZPS synon t’i përdorë lidhur me 40 dëshmitarë të tjerë, përfshirë çdo deklaratë të dëshmitarit, duhet hequr 30 ditë para fillimit gjykimit. Por ka deklaruar se masat mbrojtjes do të mbetën në fuqi sa i përket publikut të gjerë.
Në këtë seancë, mbrojtja e ish-presidentit Thaçi, Gregory Kehoe tha se ka një çështje tjetër për këta 40 dëshmitarët që beson se duhet ta diskutojnë në seancë private.
Ndërsa avokati i Kadri Veselit ka bërë të ditur se synon të flasë për një dëshmitar por që theksi se prokuroria kishte kërkuar të diskutohet në seancë private.
Në këtë seancë, gjykatësi Smith bëri të ditur se ka planifikuar që më 1 mars 2023 të fillohet me deklaratat hyrëse por për këtë mbrojtja e kërkoi fundin e marsit.
Ndërsa në fillim të seancës gjykatësi Smith u foli palëve për mënyrën sesi planifikon të zhvillohen seancat.
“Trupi gjykues vëren se nuk do t’i lejojë palët që të bëjnë rrëfime historike të cilat nuk lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me përfundimin e kësaj çështjeje gjyqësore. Trupi gjykues vëren po ashtu se ndryshe nga ajo që është thënë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk është një gjyq këtu, nuk është në gjykim, nëse kështu e kupton pala mbrojtëse argumentin e ZPS-së kjo nuk është përfundim i trupit gjykues, këtu janë katër të akuzuar që gjykohen dhe askush tjetër”, ka thënë ai.
Smith theksoi se trupi gjykues do të merret vetëm me rrethanat që kanë të bëjnë me të akuzuarit.
Ai shtoi se krimet serbe nuk janë çështje të diskutueshme dhe nuk ka nevojë të dëgjohen çështje të tilla por shtoi se nëse mbrojtja dëshiron të demonstrojë se si një incident me krime serbe ka pasur të bëjë me mënyrën e strukturimit dhe që ndërlidhet me aktakuzën, gjykata do të lejojë këtë.
Lidhur me këtë, avokati i Thaçit dhe se në momentin e duhur do të diskutojnë se çfarë lidhje kanë krimet serbe me provat që do të paraqesin.

Back to top button