Presidenti kujtoi edhe mikpritjen e shqiptarëve nmë rajon

Presidenti kujtoi edhe mikpritjen e shqiptarëve nmë rajon

Presidenti Hashim Thaçi kujtoi eksodin e shiqptarëve të Kosovës, duke u shprehur se kriminelët serbë vazhdojnë të jenë të lirë.

Thaçi përmes facebookut deklaroi se “drejtësia ndërkombëtare po vazhdon të heshtë, duke i amnistuar kriminelët!”.

“Në Ditën e Eksodit Shqiptar, përderisa kujtojmë të kaluarën tonë të hidhur, kujtojmë edhe mikpritjen shqiptare kudo në rajon, në Shqipëri, në Maqedoni, në Mal të Zi, për të cilën do u jemi përjetësisht mirënjohës. Faleminderit që na i hapët zemrat dhe dyert e shtëpive tuaja në ditët më të vështira për popullin tonë!”, shkroi Thaçi në facebook.

Sot mbushen 21 vjet nga eksodi i shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës 1998-1999, rreth një milion shqiptarë ishin detyruar nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni. Përveç të shpërngulurve në Shqipëri dhe Maqedoni, mijëra shqiptarë kishin kaluar kufirin edhe me Malin e Zi, ndërsa qindra-mijëra ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre për të gjetur strehim në malet e Kosovës./21Media