Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim me liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Takimi mes Thaçit e Haradinajt është duke u zhvilluar tek zyra e Presidentit.

Haradinaj ka thënë që në këtë takim ka shkuar me ftesë të vetë presidentit, ku kanë diskutuar për zhvillimet politike.

Ai në konferencë para gazetarëve ka thënë se s’kanë folur për pozitën e presidentit dhe se presidenti Thaçi nuk ka thënë asgjë rreth punës së Gjykatës Speciale.