Nesër më 9 nëntor, në orën 11:00, do të mbahet paraqitja e parë e ish-zëdhënësit të UÇK-së Jakup Krasniqi në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 4 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë në të njëjtën ditë.

Ndërsa paraqitja e parë e ish-presidentit Hashim Thaçi në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë do të mbahet nesër në orën 15:00.

Aktakuza kundër Thaçit u konfirmua më 26 tetor 2020, ndërsa u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë në të njëjtën ditë.

Aktakuza e ngarkon ish-kreun e UÇK-së, Hashim Thaçi, me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale.

Paraqitja e parë e Krasniqit dhe e Thaçit do të mbahet në seancë publike.