Bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri për tejkalimin e koronavirusit

Bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri për tejkalimin e koronavirusit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, kanë biseduar sot rreth luftës kundër pandemisë me Covid-19.

Thaçi ka thënë se Kosova dhe Shqipëria sikur që i janë gjendur gjithmonë pranë njëra-tjetrës, do ta gjejnë edhe pas kësaj beteje rrugën e përbashkët për ringjalljen e ekonomisë dhe sanimin e pasojave.

“Një bisedë vëllazërore për luftën kundër pandemisë sot kisha me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën.  Kosova dhe Shqipëria sikur që i janë gjendur gjithmonë pranë njëra-tjetrës, do ta gjejnë edhe pas kësaj beteje rrugën e përbashkët për ringjalljen e ekonomisë dhe sanimin e pasojave, duke u kujdesur për shëndetin publik të qytetarëve tanë”, ka shkruar Thaçi në Facebook./21Media