Xhudistja nga Kosova Distria Krasniqi, dje e ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e Hungarisë. Kurse, sot presidenti i vendit, Hashim Thaçi ditën e ka filluar me një pamje nga fitorja e mbrëmshme e Krasniqit.

“Mirëmëngjesi me këtë pamje të bukur nga fitorja e mbrëmshme e xhudistes së Kosovës, Distria Krasniqi, e cila fitoi Medaljen e Artë në “Grand Prix” të Hungarisë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Mirëmëngjesi me këtë pamje të bukur nga fitorja e mbrëmshme e xhudistes së Kosovës, Distria Krasniqi, e cila fitoi Medaljen e Artë🥇në “Grand Prix” të Hungarisë. HTH 🇽🇰

Posted by Hashim Thaçi on Saturday, October 24, 2020

 

Krasniqi mposhti argjentinasen Paola Pareto në kategorinë deri në 48 kg, në finalen e madhe në Budapest. Për 24-vjeçaren  ishte medalja e dytë e artë në Grand Slame në vitin 2020. Në muajin shkurt ishte e para në podium ne Grand Slamin e Parisit, ndërsa i dyti erdhi pas tetë muajsh. Paola Pareto është kampione olimpike nga Rio 2016./21Media