Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do ta takojë sot përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak i cili pritet të mbërrijë sot në Kosovë.

Zyra e presidencës ka njoftuar se ky takimi do të mbahet në orën 17:00, në Zyrën e Presidentit, shkruan rtv21.tv.

Mirëpo, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot gjatë një konference për media kishte thënë se s’do ta takojë Lajçakun, nëse ai nuk ka diçka konkrete për të thënë./21Media