Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duke përgjigjur për RTV21, tha se dialgou ndërmjet Kosovës dhe Serbisë  ka kuptim vetëm nëse hidhet në tavolinë propozimi për njohje reciproke.

“Përndryshe është krejt i pakuptimtë , krejt i panevojshëm dhe është i dështuar dhe në favor të Serbisë si i tillë që po zhvillohet.”, tha ai.

Këto deklarata i pari i vendit i bëri pas homazheve me rastin e 31 vjetorit të rënies së Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut.

Ditë më parë edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se dialogu ndëmjet Kosovës dhe Serbisë po humb kuptimin. /21Media