Mogherini flet pas takimit midis dy presidentëve

Mogherini flet pas takimit midis dy presidentëve

Pas raundit më të ri të dialogut ndërmjet Presidentit Hashim Thaçi dhe presidentit serb Aleksander Vuçiq, ka reaguar edhe shefja e BE-së, Federica Mogherini.

Shefja për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka lëshuar një deklaratë për media, duke thënë se të dyja palët janë pajtuar për hapat përfundimtarë në zbatimin e Marrëveshjes për Drejtësinë, të arritur brenda dialogut që ndërmjetëson BE-ja.

“Presidentët konfirmuan se marrëveshja do të zbatohet plotësisht më 17 tetor, 2017. Atë ditë, gjykatësit, prokurorët dhe stafi gjyqësor do të integrohen në Gjyqësorin e Kosovës. Integrimi i personelit gjyqësor do të mundësojë drejtësi në gjithë Kosovën, në veçanti në rajonin e Mitrovicës”, tha Mogherini.

Duke folur për gazetarët pas takimit, edhe Thaçi, edhe Vuçiq thanë se janë pajtuar që të shpeshtohen takimet e tilla, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje midis dy popujve.