Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka rikujtuar një nga ikonat më të mëdha të futbollit kosovar dhe sportit në përgjithësi, Fadil Vokrrin.

Me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Thaçi ka treguar çfarë ndikimi kishte Vokrri në vitet 80ta, atëherë kur presidenti ishte fans i klubit futbollistik Trepça.

Thaçi flet edhe për takimin e parë me Vokrrin në vitin 1999 në Paris, ku thotë se që atëherë Vokrri e ka ditur rëndësinë e paqes dhe priste me padurim që përvojen e tij sportive ta bartë tek të rinjtë e Kosovës.

“Golat e Fadilit janë të papërsëritshme. Fadili mbetet i pazëvendësueshëm”, përfundon Thaçi shkrimin e tij./21Media