Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar luftëtarët, Fehmi e Xhevë Lladrovci me rastin e 22 vjetorit të rënies së tyre.

Thaçi vlerësoi lart kontributin e çiftit për liri dhe pavarësi duke i krahasuar ata me Azem dhe Shotë Galicën.

“Me krenari e kujtoj çdo moment të angazhimit tonë të përbashkët. Sot, në 22 vjetorin e rënies heorike të Fehmi e Xhevë Lladrovcit dhe bashkëluftëtarëve të tyre, Fatime Hetemit dhe Shefqet Zekës, i kujtojmë dhe nderojmë për vizionin, këmbëngulësinë, vendosmërinë dhe përkushtimin për lirinë e Kosovës, për të cilën sakrifikuan edhe jetën.Fehmi dhe Xhevë Lladrovci ishin të palodhshëm dhe të pathyeshëm në rrugën e lirisë. Kështu i njoha dhe kështu përjetësisht do t’i kujtoj.”, shkroi ndër tjerash Thaçi në Facebook.

Fehmi e Xhevë Lladrovci, ishin ndër figurat më emblematike të organizimit dhe luftës për liri në Kosovë, të cilët ranë më 22 shtator 1998, në një betejë të vështirë e të pabarabartë me forcat serbe, pas një qëndrese heroike të Fehmiut, Xhevës dhe luftëtarëve tjerë të UÇK-së në fortesat e ngritura në Çiçavicë./21Media

 

#NjereztePaharrueshem ❤️Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, dy prej veprimtarëve më të hershëm të lëvizjes ilegale për…

Gepostet von Hashim Thaçi am Dienstag, 22. September 2020