Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim kreun e PD-së, Lulzim Bashën.

Thaçi në një paraqitje për media ka falënderuar Bashën për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe atë të njohjeve ndërkombëtare.

“Biseduam për zhvillimet në Kosovë Shqipëri dhe bashkëpunimin mes institucioneve”, ka thënë Thaçi.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë tutje se duhet të ketë konsensus të brendshëm dhe hapa konkret në raport me dialogun.

“Diskutuam edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, për neve është me rëndësi jetike që të kemi koordinim mes spektrit politik”, ka theksuar ai duke thënë se kontributi i Shqipërisë gjithmonë ka qenë i mirëseardhur.

Thaçi u shpreh tutje se është jetike edhe faktori ndërkombëtar të jetë i koordinuar mes Uashingtonit dhe Brukselit.

Presidenti ka thënë se nuk duhet të ketë bisedime teknike, por, dialog që përfundon me njohje reciproke.

Ndërsa, Basha përshendi rifillimin e dialogut me Serbinë, derisa tha se ky proces duhet të përfundojë me njohje reciproke./21Media