Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi tha se ftesa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë është hap i rëndësishëm për Kosovën.

I pari i vendit tha se SHBA, por edhe aleatët janë të gatshëm të investojnë në Kosovë. Megjithatë, ai theksoi se në të njëjtën kohë, parakusht është stabiliteti i rajonit, shkruan rtv21.tv.

Thaçi tha se qëndrimi SHBA dhe ftesa për 27 qershor për takim në Shtëpinë e Bardhë rrit shpresen optimizmin dhe besimin se ky proces do të ketë sukses pasi që sipas tij ka mbështetjen e presidentit Trump dhe si dhe këmbëngulësinë dhe vizionin e ambasadorit Grenell. “Kosova gjithmonë ka besuar në SHBA dhe ka pasur sukses”, theksoi ai.

Kreu i vendit përmes një konference për medie tha se vetëm të bashkuar dhe partneritetin me ShBA-të rezultatet do të jenë konkrete.

Ai theksoi se vendi nuk ka kohë për të humbur dhe shpejtë duhet të arrijë marrëveshjen finale me Serbinë./21Media