Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas intervistimit të sotëm në Dhomat e Specializuara ka folur para mediave.  Thaçi, ka deklaruar se ka dhënë dëshmitë e tij para prokurorit dhe gjykatësit.

Thaçi ka thënë se përpjekjet për të njollosur luftën e drejt, janë përpjekje për të njollosur intervenimin humanitar të NATO-s

Pikërisht se ishte luftë e drejt ne kemi pasur mbështetjen e aleatëve ndërkombëtar. Pikërisht përpjekjet për të rishkruar historitë, përpjekjet për të njollosur luftën e drejt, janë përpjekje për të njollosur intervenimin humanitar të NATO-së. Historinë tonë nuk do të mund të ndryshojë askush”, ka theksuari Thaçi. /21Media