Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dedikuar një urim të veçantë babait të tij në Ditën Ndërkombëtare të Baballarëve. I pari i shtetit u shpreh se ndjehet shumë krenar që i shërben vendit.

“Urime të pafundme për babanë tim në Ditën Ndërkombëtare të Baballarëve. Ndjehem shumë krenar që i shërbej vendit tim. Por, ajo që më jep më së shumti nder është që shërbimin ndaj atdheut si familje e kemi trashëguar brez pas brezi!”, ka shkruar Thaçi në Facebook./21Media