I kërkon Kurtit t'ia dërgojë emrin e mandatarit pa humbur kohë

I kërkon Kurtit t’ia dërgojë emrin e mandatarit pa humbur kohë

Kreu i vendit, Hashim Thaçi ia ka dërguar edhe një letër kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Thaçi për të katërten herë i ka kërkuar Kurtit që t’ia dërgojë pa humbur kohë emrin e kandidatit/es për kryeministër.

“Më lejoni t’ua theksoj se mosrefuzimi nga ana juaj nënkupton që ta dërgoni emrin e kandidatit/es për kryeministër. Por, ju nuk e keni bërë ende këtë, përkundër faktit që ua kam dërguar tri kërkesa për këtë qëllim”, thuhet në letrën e Thaçit dërguar Kurtit.

Kurti sot i është përgjigjur letrës që ia dërgoi para dy ditësh Thaçi, duke ja bërë të ditur se nuk e refuzojnë kërkesën e tij për dërgimin e emrit të mandatarit. Porse ai ka ripërsëritur se kërkojnë zgjedhje posa të kalojë pandemia e koronavirusit./21Media