Thaçi i ka nisur edhe një letër tjetër Kurtit

Thaçi i ka nisur edhe një letër tjetër Kurtit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi iu është drejtuar përmes një letre kryeministrit në detyrë Albin Kurti nga i cili ka kërkuar që të propozojë kandidatin e ri për kryeministër.

Në këtë letër, presidenti e njoftoi Kurtin se do të marrë hapat e nevojshëm sipas Kushtetutës së Kosovës, për formimin e Qeverisë së re.

“Duke marrë parasysh Nenin 95 të Kushtetutës, Vendimin e Gjykatës Kushtetuese KO103/14, të datës 1 korrik 2014, dhe Vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikimin e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 6 tetor 2019 (Protokoll i KQZ-së nr. 1845-2029, 27.11.2019), Lëvizja Vetëvendosje, është subjekti politik që ka fituar shumicën në Kuvend për të formuar Qeverinë dhe ka të drejtën e propozimit të kandidatit të ri, për të formuar Qeverinë. Ju lutem, në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, propozoni kandidatin e ri, të cilin do të mandatoj për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në shkresën zyrtare te presidentit Thaçi drejtuar Kurtit.

Përveç kësaj letre, Thaçi i ka nisur edhe një letër tjetër Kurtit, duke e falënderuar për dy letrat që ia ka nisur dje, derisa ka thënë se ishte kënaqësi që janë takuar./21Media