Partitë shqiptare në Luginën e Preshevës do të marrin pjesë me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, që do të mbahen të dielën.

President ii Kosovës, Hashim Thaçi u shpreh i lumtur për spektrin politik shqiptar në Luginë të Preshevës duke bërë thirrje bashkëkombësve shqiptarë në komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që të dalin masivisht në zgjedhjet e nesërme dhe të votojnë për platformën e unifikuar politike të partive shqiptare.

“Duke qëndruar të bashkuar në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive kombëtare, zëri i shqiptarëve në Luginën e Preshevës do të dëgjohet kudo. Me vetëdije të lartë kombëtare dhe të bashkuar në përgjegjësi politike e forcojmë më shumë edhe kombin tone”, ka shkruar thaçi në llogarinë e tij “Facebook”./21Media