Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka uruar shërim të shpejtë kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i cili rezultoi pozitiv me Covid-19.

“Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ish kryeministrit Isa Mustafa i uroj shërim të shpejtë me rastin e daljes pozitiv me virusin Covid-19. Besoj që nën kujdesin personal dhe mjekësor z. Isa Mustafa do ta tejkalojë me lehtësi këtë sfidë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 4.307 raste me Covid-19, prej tyre 94 persona kanë vdekur dhe 2.095 janë shëruar./21Media