Në hapjen zyrtare të muajit kundër trafikimit me qenie njerëzore, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se është i kënaqur që Kosova luan rol rol aktiv dhe pozitiv në këtë fushë.

“Si president i vendit jam i lumtur që Kosova luan rol aktiv dhe pozitiv në këtë fushë dhe kjo duhet të njihet dhe pranohet nga të gjithë”, ka thënë Thaçi.

Thaçi tutje ka thënë se të gjitha institucionet përgjegjëse që në përputhje me obligimet Kushtetuese dhe ligjore të jenë në krye të detyrës dhe pa asnjë kompromis të luftojnë çdo dukuri negative./21Media