Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi edhe pas takimit me shefin e ekzekutivit, Avdullah Hoti ka thënë se Kushtetuta e përcakton qartë se kush do të udhëheq dialogun me Serbinë.

Ai theksoi se bashkë me kryeministrin do të plotësojnë njëri-tjetrin në këtë dialog dhe do të ulën bashkë para Serbisë.

Pas takimit me kryeministrin Hoti, ai këtë javë e cilësoi historike për të ardhmen e Kosovës, për këtë kërkoi që të punohet ngushtë me gjithë spektrin politik për njohje reciproke me Serbinë./21Media