Presidenti Hashim Thaçi, ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që goditi sot qytetin e Izmirit në Turqi.

Thaçi përmes një postimi në Twitter ka shkruar se ndjehet thellësisht i pikëlluar për këtë ngjarje tragjike.

Thellësisht i pikëlluar nga ngjarja tragjike në Izmir të Turqisë. Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurve. Kosova qëndron pranë popullit dhe Qeverisë së Turqisë në këtë kohë të vështirë”, ka shkruar Thaçi.

Katër persona kanë humbur jetën dhe 120 tjerë janë lënduar si pasojë e tërmetit.

Epiqendra e tërmetit prej 7.0 magnitudë ishte në Detin Egje rreth 17 kilometra larg brigjeve të provincës turke Izmir, në një thellësi prej 16 kilometra./21Media