Thaçi: Aksidenti tragjik në Gjilan është ngjarje shumë e hidhur e ditës së sotme

Thaçi: Aksidenti tragjik në Gjilan është ngjarje shumë e hidhur e ditës së sotme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se aksidenti tragjik në Gjilan, ku humbi jetën një qytetar dhe u lënduan shumë të tjerë është ngjarje shumë e hidhur e ditës së sotme.

Thaçi ka thënë se dukuria e aksidenteve në komunikacion është shqetësuese.

“Familjes së të ndjerit i shprehim ngushëllime të thella. Të lënduarve u dëshirojmë shërim të shpejtë. Dukuria e aksidenteve në komunikacion është shqetësuese. Kërkojmë nga institucionet e sigurisë që t’i rrisin masat e kontrollit, që të mos përsëriten aksidentet tragjike me jetë njerëzish dhe dëme tjera materiale”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Është ndaluar për 48 orë shoferi i drejtuesit të mjetit transportues i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin zingjiror sot rreth orës 13:20 në Gjilan. Këtë e ka konfirmuar Prokuroria Themelore e Gjilanit./21Media