Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mirëpritur ftesën e emisarit të presidentit amerikan për dialogun, Richard Grenell, për rifillimin e dialogut.

Grenell bëri të ditur se më 27 qershor do të ketë diskutime për dialogun Kosovë-Serbi në Washington.

Thaçi nëpërmjet një shkrimi në Twitter tha se udhëheqja dhe mbështetja amerikane kanë qenë gjithmonë vendimtare për të ardhmen e prosperuar të Kosovës.

Prandaj, unë mirëpres ftesën për të rifilluar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump”, shkoi Thaçi/21Media