Një ditë pasi Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë dektretit të tij, presidenti Hashim Thaçi nëpërmjet një konference për media tha se e mirëpret këtë vendim, duke e cilësuar këtë ditë të rëndësishme për demokracinë në Kosovë.

Kam qenë i kujdesshëm në çdo hap që kam ndërmarrë, që të jem në përputhje të plotë me Kushtetutën e vendit. Kjo u vërtetua edhe mbrëmë”, tha ai, shkruan rtv21.tv

Presidenti theksoi se Gjykata Kushtetuese e vërtetoi se Kuvendi i Kosovës është institucioni më i lartë politik në vend.

Sipas tij, duhet sa më parë të formohet qeveria e re, pasi rrethanat kerkojne qeveri funskionale, efektive dhe efikase.

Thaçi u bëri thirrje partive politike dhe institucioneve të zbatojnë të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetutese.

Të zbatojnë dhe respektojnë. I ftoj liderët institucional dhe partiak të punojnë së bashku që të kemi një tranzicion të rregullt dhe demokratik“, theksoi ai.

Tutje presidenti falënderoi punëtorët shëndetësor për punën siç tha ai, të mrekullueshme që kanë bërë në përballje me Covid-19.

Në fund, Thaçi u bëri thirrje liderëve që “të vazhdojnë pa dallim partiak, pozitë e opozitë t’i ruajnë dhe forcojnë marredhëniet me SHBA-të“./21Media