Reagojë krerët e shtetit

Reagojë krerët e shtetit

Kreu i vendit, Hashim Thaçi ka reaguar pas sulmit terrorist në dy xhami të Zelandës së Re, ku kanë vdekur 49 persona dhe mbi 20 persona janë plagosur. Thaçi ka thënë se Kosova e dënon ashpër këtë akt terrorist.

“Republika e Kosovës e dënon ashpër aktin terrorist në xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re, ku u vrarë 40 persona dhe u plagosën 20 të tjerë. Në këto momente të rënda, populli dhe institucionet e Kosovës ndajnë dhimbjen me familjet e viktimave dhe shtetin mik të Zelandës së Re. Aktet e tilla dëshmojnë për domosdoshmërinë e vazhdimit të luftës kundër çdo forme të ekstremizmit dhe terrorizmit në botë.”, ka shkruar presidenti Thaçi.

Për sulmin e së premtës ka reaguar edhe zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas sulmit terrorist në Zelandë të Re. Haradinaj ka shkruar në Facebook se Kosova do të japë kontributin e saj përkrah aleatëve strategjikë për sigurinë globale.

 

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se sulmi në xhamitë në Zelandës së Re, është një akt terrorist i tmerrshëm që goditi jo vetëm këtë vend, por gjithë botën e lirë e demokratike. Ai është shprehur se kjo ngjarje e dhimbshme na bënë që të jemi më të bashkuar dhe më të vendosur në luftën kundër terrorizmit.

Njëri nga të dyshuarit e ka filmuar veten teksa ka shtënë me armë zjarri drejt besimtarëve në Zelandë të Re dhe e ka transmetuar masakrën live. I dyshuari, i njohur si Brenton Tarrant, ka hyrë në xhaminë Al Noor në qytetin e Christchurchit rreth orës 1:30 pasdite të premten gjatë faljes së xhumasë dhe ka shtënë me armë zjarri./21Media