Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se Shqipëria e Kosovës kanë resurse dhe bukuri natyrore impresionuese në të gjitha stinët e vitit.

Thaçi ka takuar sot ministrin e Turizmit dhe Mjedisit i Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosin, kryebashkiakët Ndreu e Leli dhe ambasadorin Minxhozi, ku biseduan për turizmin në Kosovë e Shqipëri.

Të dyja vendet tona kanë resurse dhe bukuri natyrore impresionuese në të gjitha stinët e vitit. Kosova me turizmin dimëror dhe Shqipëria me atë veror, me një koordinim më të mirë ndërshtetëror, mund të bëhen shumë më atraktive dhe të tërheqin më tepër turistë të huaj”, ka shkruar ai në Facebook.