Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi në ShBA do të shkohet me flamurin e shtetësisë që është sigurimi i integritetit territorial të vendit.

Ai tha se delegacioni i Kosovës do të shkojë me parime të qëndrueshme në takimin e 27 qershorit në Washington.

“Takimin e konsiderojmë si kthesë historike për arritjen e një marrëveshje finale. Kosova do të punojë për një marrëveshje paqësorë dhe historike, në këtë mënyrë i hapim rrugë për anëtarësimin në Kombe të Bashkuara”, tha ai

I pari i shtetit po ashtu deklaroi se herë ka pasur bashkëveprim me bashkësinë ndërkombëtare, Kosova ka fituar.

“Takimi në Washington do t’i kontribuojë konsolidimit të brendshëm dhe të jashtëm. Kosova në Washington shkon me flamurin e shtetësisë që është sigurimi i integritetit të territorit të Kosovës”, tha ai./21Media