Thaçi: SHBA-ja duhet të ketë rolin udhëheqës në dialog

Presidenti, Hashim Thaçi, ka dhënë detaje për pjesëmarrjen e tij në Samitin e Zagrebit me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian. Presidenti tha se i ka kërkuar Bashkimit Evropian që urgjentisht të marrë vendim për liberalizimin e vizave për Kosovë. Sa i përket dialogut me Serbinë, presidenti ka theksuar se Bashkimi Evropian duhet të ketë koordinim të ngushtë me rolin udhëheqës të SHBA-ve në procesin e dialogut, i cili, pas presidentit, duhet të përfundojë me njohje reciproke.(Teksti-Burim ZARIQI, kamera- Fidan BAJRAMI )./21Media