21 vjet nga beteja e Maznikut

21 vjet nga beteja e Maznikut

Presidenti Hashim Thaçi sot kujtoi heronjtë e betejës së Maznikut, Shkëlzen Haradinajn, Hasim Halilajn dhe Luan e Fatmir Nimanajn.

“Heroizmi i tyre në luftën për çlirimin e Kosovës motivoi me mijëra luftëtarë të rinj që t’i bashkohen radhëve të luftëtarëve të lirisë gjithandej Kosovës. I përjetshëm është kujtimi për të gjithë dëshmorët dhe heronjtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.”, shkroi Thaçi në facebook.

Sot mbushen 21 vjet nga rënia e luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjeneral Shkëlzen Haradinaj, i cili ishte komandant për Operacione Luftarake i Zonës Operative të Dukagjinit dhe tre eprorët e lartë të Brigadës 131 ‘Jusuf Gërvalla’, Hasim Halilaj, Fatmir Nimanaj dhe Luan Nimanaj, të rënë në betejën e Maznikut./21Media