Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë Aksioni i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri, nëntë vjet më parë, siguroi përfundimisht bashkimin territorial të Republikës së Kosovës.

“Heroi i Kosovës, Enver Zymeri, personifikon sakrificën dhe përpjekjet tona për ruajtjen e integritetit territorial të shtetit tonë. 25 korriku është dita e bashkimit të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Sot bëhen 9 vjet kur Njësia Speciale e Policisë së Kosovës (ROSU) kishte ndërmarrë aksionin për t’i futur nën kontroll pikat kufitare në veri të Kosovës, Jarinjë dhe Bërnjak. Në mëngjesin e 25 korrikut të vitit 2011, ROSU, ishte nisur drejt pikave kufitare në veri të Kosovës në përpjekje për t’i marrë nën kontroll ato. Por ROSU hasi në pengesat e serbëve në veri, ku gjatë këtij aksioni nga strukturat ilegale serbe ishte vrarë polici Enver Zymberi. Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i ka dhënë titullin “Hero i Kosovës”, Enver Zymberit, me motivacionin “për trimërinë dhe përkushtimin e treguar deri në flijim për vendosjen e sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”./21Media