Presidenti i Kosovë, Hashim Thaçi ka kujtuar betejën e Rahovecit. Ai ka thënë se më 18 korrik 1998 në Rahovec filloi njëra ndër betejat më të mëdha të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook Thaçi ka rikujtuar se në betejën e Rahovecit ra heroikisht komandanti Agim Çela, dëshmorët Sadik Shala, Afrim Krasniqi, Hamdi Berisha, Gani Paçarizi, Habib Berisha, Liman Gegaj dhe Ramadan Morina.

Më 18 korrik 1998 në Rahovec filloi njëra ndër betejat më të mëdha të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ballafaqimi me ushtrinë dhe policinë serbe tregoi heroizmin e ushtarëve dhe eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në betejën e Rahovecit ra heroikisht komandanti Agim Çela, dëshmorët Sadik Shala, Afrim Krasniqi, Hamdi Berisha, Gani Paçarizi, Habib Berisha, Liman Gegaj dhe Ramadan Morina. Në shenjë hakmarrjeje për humbjet në betejë, ushtria dhe policia serbe vrau shumë civilë të pafajshëm. Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të rënë për liri“, ka shkruar Thaçi në Facebook. /21Media